Deputeti: Qeveria nuk na ka informuar për bisedimet

Aktuale

Deputeti: Qeveria nuk na ka informuar për bisedimet

Nga: A.S Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu në një prononcim për “Bota sot” se ata nuk janë informuar fare nga ekzekutivi për temat që do të diskutohen në bisedimet e Brukselit.

“Nuk kam informata fare lidhur me bisedimet me Serbinë. Nuk jemi të informuar formalisht lidhur më këtë, përfshirë edhe temat”, thotë Sejdiu për “Bota sot”.

Ai thotë se për fillimin e bisedimeve ka dëgjuar nga mediat.

“Pra, të tërën që e di është ajo që lajmërohet në media, mirëpo nuk kemi informata konkrete lidhur me strategjinë dhe temat që synohen të diskutohen me palën Serbe”, thotë më tej ai.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Avni Arifaj sot kanë vazhduar bisedimet me Serbinë në Bruksel, ku do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes të nënshkruara më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat