Topalli: Thaçi nuk meriton të jetë president

Aktuale

Topalli: Thaçi nuk meriton të jetë president

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 27 shkurt 2018 Në ora: 15:35
Faton Topalli

Kritika të vazhdueshme ka ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi për punën e tij dy vjeçare dhe mendime nga me te ndryshmet se Hashim Thaçi nuk meriton te jetë president i Kosovës, për shkak se nuk shpreh unitet.

Thaçi është kritikuar vazhdimisht për fokusin e tij në interesa personale dhe partiake pasi që ai shpesh herë është fol se edhe po shkel Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Lidhur me këtë, deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli, ka thënë se të qenurit president sigurisht që është një nder i madh, por sigurisht vetëm për ata që e meritojnë, sepse në rastet tjera diçka e tillë mund të jetë shumë kontraproduktive dhe jo e dinjitetshëm për njeriun.

“Tek Presidenti Thaçi ka ndodhur kjo e dyta. Ai është një president i manovrave dhe pazareve politike, por jo figurë e unitetit siç e kërkon Kushtetuta e vendit e aq më pak një përfaqësues i denjë i vendit tonë. Duke qenë më shumë i fokusuara në interesat personale dhe partiake, madje këto partiake në rend të dytë, ai nuk arriti të bëhet kurrë figurë e unitetit dhe reprezentues i denjë i Republikës së Kosovës as brenda e as jashtë vendit”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, nga shumë aktorë politik ai injorohet dhe nuk njihet si president i vendit, ku sipas tij kjo është e dhimbshme që në një vend, i cili ka aq shumë nevojë për figura unifikuese, mobilizuese, ka mbetur me një president formal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat