A i siguruan votat Thaçi, Veselit dhe Haradinaj në takimin urgjent?

Aktuale

A i siguruan votat Thaçi, Veselit dhe Haradinaj në takimin urgjent?

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Para fillimit të seancës për demarkacionin ne zyrën e Presidentit të Kosovës, është zhvilluar një takim ndërmjet tre zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Presidenti Thaçi, ka ftuar në këtë takim kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ku është diskutuar për mënyrën se si të arrihen votat e nevojshme për ta ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi.

Ndërkohë që takimi ka përfunduar në Presidencë, në sallën e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur deputetët si dhe Veseli e haradinaj në pritje të fillimit të kësaj seance e cila është thirrur të fillojë në orën 10:00.

Për t’u ratifikuar marrëveshja nevojiten 80 vota e të cilat nuk janë siguruar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat