Armend Zemaj tregon kur do të rifillojë seanca për Demarkacionin

Aktuale

Armend Zemaj tregon kur do të rifillojë seanca për Demarkacionin

Nga: D.Rr & A.ZH Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:45
Armend Zemaj

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, pasi deputetët kanë votuar për shmangien e afateve procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ishin 62 deputetë që votuan për shmangien e këtyre afateve.

E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka thënë se seanca mund të rinisë nga ora 14:00, raporton Bota sot.

Ai para gazetarëve, ka thënë se ky është vetëm parashikim i tij./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat