Reagon Abazi: Çka duhet tjetër të ndodhë për të shkuar në largim të qeverisë që varet nga Lista Srpska?

Aktuale

Reagon Abazi: Çka duhet tjetër të ndodhë për të shkuar në largim të qeverisë që varet nga Lista Srpska?

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se nuk mund të mbetet peng vendi i Listës Serbe dhe se qeveria që varet nga kjo listë duhet të largohet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se agjenda zhvillimore e popullit nuk mund të varet nga ata që kërcënuan ekzistencën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Çka duhet tjetër të ndodhë për të shkuar në largim të qeverisë që varet nga Lista Srpska. Nuk mundet i gjithë vendi me qenë peng i 3% dhe krijesës jodemokratike. Agjenda zhvillimore dhe krijimi i ushtrisë nuk mund të varet pikërisht nga ata që kanë kërcënuar ekzistencën e popullit shqiptarë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat