A është Çakorri tradhtia e fundit e kryeministrit Haradinaj!?

Aktuale

A është Çakorri tradhtia e fundit e kryeministrit Haradinaj!?

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 20:57
Ramush Haradinaj dhe Murat Meha

Ai dhe gjithë Shtabi i UÇK-së e akuzuan Tahir Zemajn për tradhti e dezertim, por dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dëshmojnë se Ramush Haradinaj kishte dezertuar. Ai ishte emëruar në pajtim me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, zëvendëskomandant për Dukagjin, dhe po ashtu edhe kur ishte emëruar komandant, ai kishte dezertuar nga detyra, marrëveshja.

Image
 

Deklarata të pafundme se nuk do të lëshojë pe për territorin e Kosovës ku Mali i Zi është në prag të gllabërimit, si pasojë e marrëveshjeve antikushtetuese dhe kriminale të qeverisë së vendit.

Gjatë gjithë kohës deri në ditët kur ndërmori nën orkestrimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit zhbërjen e Gjykatës speciale, dukej i palëkundur (në deklarime) në mbrojtjen e tërësisë tokësore të Kosovës.

Trysnia për specialen çoi në nënshtrimin thuaja total tashmë të shumicës së deputetëve edhe për çështje tjera.

Fjalori i tij i egër i gatshëm për konflikt, jo vetëm në ballafaqimin në rastin Meha, por hedhja e gazit lotsjellës nga partia e tij, dhe konfliktimi me policinë, të gjitha këto imazhe e bëjnë atë një të paudhë, një politikan bandit, që dëshmon se nuk është aspak ndryshe nga siç ishte në luftë.

Një njeri, që ka tradhtuar në luftë, si nuk keni pritur që të mos tradhtojë në paqe.

Ai dhe gjithë Shtabi i UÇK-së e akuzuan Tahir Zemajn për tradhti e dezertim, por dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dëshmojnë se Ramush Haradinaj kishte dezertuar. Ai ishte emëruar në pajtim me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, zëvendëskomandant për Dukagjin, dhe po ashtu edhe kur ishte emëruar komandant, ai kishte dezertuar nga detyra, marrëveshja.

Nga këto detyra do të dezertonte me kërkesën e komandantëve të Rognerit. Në fakt dy herë Ramush Haradinaj e kishte prishur marrëveshjen për të luftuar së bashku kundër Serbisë. Pra, ai nuk kishte pranuar luftë të përbashkët, përveç se kishte refuzuar të ishte nën urdhrat e hierarkisë së ushtrisë së rregullt.

Madje sipas dëshmisë së kolonel Tahir Zemajt në librin për të, „Kështu foli Tahir Zemaj”, jepen indikacione të fuqishme se përveç se kishte atentate të organizuar kundër tij, nga kushëriri i tij Nasim Haradinaj, disa përpjekje ishin bërë edhe me bashkëpunëtorë të Serbisë. Pra, kjo nuk i përjashton lidhjet e tij me bashkëpunëtorë të Serbisë.

Haradinaj kryeministër:

“Marrëveshja do të rrëzohet në parlament. Me këtë i hapet rruga ose arbitrazhit ndërkombëtar ose negocimit të një marrëveshje të re me Malin e Zi. Dëshira ime është që të merremi vesh me Malin e Zi për arbitrazh ndërkombëtar, e përmes kësaj tregojmë që është hapur një proces që do ta përmbyll këtë temë, gjë që do të na mundësojë liberalizimin e vizave”, ka thënë Ramush Haradinaj në një intervistë në Zona e Debatit me 21 NËNTOR 2017.

 

Kundër LDK-së:

Ja se çfarë deklaronte sa ishte në opozitë:

Haradinaj e quan Murat Mehën “peder” dhe jep dorëheqje nga Komisioni për Punë të Jashtme

Ramush Haradinaj përballë Murat Mehës në Kuvend me 13 korrik 2015: “Je t’u na rrejt bre vëlla, nuk e di a ju paguan Mali i Zi a dreqi…lej këto përralla”, i tha Haradinaj kryetarit të Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha.

“A keni dërguar ju ndonjë variant tuajin, a e dini ku ka qenë kufiri. Nuk po ju vjen marre të vini e të shitni këso përrallash Murat Meha e as ju tjerëve. Z. Kryetar krejt korrupsioni politik, moral, njerëzor patriotik këtu shihet edhe po vjen e po na shet përralla që një orë, nuk po ju vjen marre, katastrofë”, pas këtyre fjalëve, në shenjë pakënaqësie, Haradinaj ka përplasur për tavoline një hartë që kishte pranë vetes.

Ramushi: Unë e njoh pellam për pellambë. Atje jam rrit!

Haradinaj kërcënon Mustafën me arrestim: 

Haradinaj: S’ka mujt Sulltani me ndrru kufinin e le mo ky djali i Burojes

 

Haradinaj – Thaçi se ka asnjë ditë shkollë

Haradinaj hyn me forcë në Kuvend, policit: Ik budallë

Pamje nga hedhja e gazit lotsjellës në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës  2015

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat