Ministri malazez i Mbrojtjes: Do të dërgojmë ushtarë malazezë në misionin e KFOR’it në Kosovë

Aktuale

Ministri malazez i Mbrojtjes: Do të dërgojmë ushtarë malazezë në misionin e KFOR’it në Kosovë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 14:28
Predrag Boskoviq dhe James Mattis

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit që e zhvilluan në Pentagon, James Mattis, pos diskutimeve për reformat dhe mbështetjen e SHBA’së ndaj Ushtrisë së Malit të Zi, ata diskutuan edhe për përfshirjen e ushtarëve të rinj malazezë në misionin e KFOR’it në Kosovë

Ministri malazez, Predrag Boskoviq bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit, James Mattis, diskutuan mbi modalitetet e pjesëmarrjes së përbashkët të të dyja vendeve në kuadrin e pranimit të Forcave të NATO’s.

Qëllimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi, Boskoviq tha se është rritja e numrit të zyrtarëve malazezë në misionin mbështetës, kështu për të dërguar dy ushtarë të stafit në misionin e KFOR’it në Kosovë, si dhe të sigurohet pjesëmarrje në misionet dhe operacionet e tjera të udhëhequra prej NATO’s. 

Kështu shkruan në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi, e cila njofton për takimin që pati ministri malazez me Sekretarin amerikan të Shtetit në Pentagon.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Mali i Zi ka bërë përparim të dukshëm në zbatimin e reformave të nevojshme sociale si dhe, është bërë një aleat i besueshëm brenda Aleancës.

Mali i Zi, tha Mattis, po jep kontribut të rëndësishëm në paqen dhe sigurinë kombëtare.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të japin mbështetje të fortë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Malit të Zi në forcimin e kapaciteteve të përgjithshme të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat