Haziri e quan të paaftë Haradinajn

Aktuale

Haziri e quan të paaftë Haradinajn

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është përballur me akuza të shumta nga opozita, për rritjen e pagës.

Ai atyre iu është kundërpërgjigjur, duke u thënë se nuk është lehtë të menaxhohen 2 miliardë euro.

E analisti politik Nexhat Haziri, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, e ka quajtur të paaftë Haradinajn, përcjell Bota sot.

“Haradinaj:Nuk është lehtë t'i menaxhosh 2 miliardë euro.- Po se t'pata thane une bonu kryeminister. I paafte”, ka shkruar Haziri./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat