Ish mjeku i UÇK-së “godet” Haradinajn: Shaj e pështyj kundër demarkacionit, pastaj ktheu e lëpijë!...

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së “godet” Haradinajn: Shaj e pështyj kundër demarkacionit, pastaj ktheu e lëpijë!...

Nga: A.M. Më: 1 mars 2018 Në ora: 18:17
Liri Losh dhe Ramush Haradinaj

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka komentuar ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për Demarkacionin me Malin e zi.

Ai në postimin e tij në Facebook ka pamenduar rastin kur Haradinaj në mbledhja  e Komisionit për Punë të Jashtme ia kishte përplasur për fytyre hartën kryetarit të atëhershëm të  Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha.

Postimi i plotë:

Shaj e pështyj kundër demarkacionit, pastaj ktheu e lëpijë!

Turr e fali borxhet e pastaj anulo vendimin!

Turr e rriti rrogat e pastaj anulo vendimin!

Turr e shkarko bordin e akreditimit e prish edhe më shumë punën me diploma.

Jaaa, kemi pa çka s’kemi pa, thoshin plakat moti, po kësi “mahlukati” kurrë s’kemi pa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat