Kërkohet seancë e jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Aktuale

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR

Nga: A.M. Më: 1 mars 2018 Në ora: 21:32
Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti ka njoftuar se kanë dorëzuar 40 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme  për vendimet e Qeverisë.

Po ashtu, Hoti në një postim në Facebook ka falënderuar deputetët e Lëvizjes  Vetëvendosje për mbështetjen e kësaj kërkese me nënshkrime.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i LDK-se sot e ka dorezuar kerkesen me 40 nenshkrime te deputeteve per seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves lidhur me vendimet arbitrare dhe joligjore te Qeverise qe kane quar ne perjashtimin e Agjencise Kosovare te Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit te Cilesise ne Arsimin e Larte.

I falenderoj koleget nga Vetevendosje per mbeshtetjen e kesaj kerkese me nenshkrime.

Qeveria do te detyrohet shpejt te marre veprime qe mos te pesojne studentet dhe mesimdhenesit ne arsimin e larte publik dhe privat ne Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat