Për shkak të Demarkacionit, Kosova rrezikon të humb hapin e punës së institucioneve të BE-së

Aktuale

Për shkak të Demarkacionit, Kosova rrezikon të humb hapin e punës së institucioneve të BE-së

Më: 1 mars 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Të mërkurën është ndërprerë seanca për votimin e Demarkacionit, duke e shtyrë atë për ditën e hënë, më 5 mars. Sipas mediave vendore, tashmë janë siguruar 80 votat e nevojshme për të kaluar kjo marrëveshje. Megjithatë, nëse një gjë e tillë nuk bëhet, do rrezikohet shtyrja edhe më tej e procesit të liberalizimit të vizave.

Ditë më parë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se me ratifikimin e saj do të përmbyllet përmbushja e kritereve dhe Kosovës do i mundësohet dorëzimi i raportit për përmbushjen e të dy kushteve, asaj të Demarkacionit dhe luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas saj, pas dorëzimit të këtij raporti, mbetet edhe procesi i vendimmarrjes nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Duke u bazuar në praktikat e vendeve tjera të Evropës Perëndimore që kanë gëzuar procesin e liberalizimit të vizave, procesi i vendimmarrjes merr kohë prej 3 deri në 6 muaj. Por, për ta zërë hapin sa më shpejt, Kosova duhet të përshpejtojë dhe të futet në agjendën e mbledhjes së Këshillit Evropian që do të mbahet në këtë muaj. Për shkak të shtyrjes së ratifikimit të Demarkacionit tash e sa kohë, Kosova po rrezikon ta humb edhe këtë afat, duke bërë kështu të shtyhet të paktën për tre muaj fillimi i procesit të vendimmarrjes.

Njohësi i çështjeve të Integrimeve Evropian, profesor në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti ka thënë se nëse nuk përshpejtohen hapat për përmbushjen e kritereve, e keqja do të bëhej edhe më e madhe.

“E keqja do të bëhej më e madhe nëse nuk përshpejtohen hapat për përmbushjen e kritereve sepse në vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet për institucionet e BE-së dhe nëse neve na dështon ose na prolongojnë, dhe nëse ne nuk mund ta zëmë hapin me kalendarin e punës së këtyre institucioneve, atëherë kam frikë se mbase fundi i vitit 2019, madje edhe viti 2020, do na gjejë të izoluar”, ka thënë Hoti.


Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare, duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat