Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

Aktuale

Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 10:30
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli, duke iu referuar rastit që ndodhi sot në mes të Veselit dhe deputetit Frashër Krasniqi, ku këtij të fundit Veseli ia ndaloi fjalimin.

Ymeri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi nuk është pronë private e Kadri Veselit të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.

“Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala”, ka shkruar Ymeri.

Postimi i plotë:

Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo.

Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetëra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala.

Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?!

Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm.

Veseli ia ndal mikrofonit Frashërit, s’ka kuorum, shtyhet seanca

Seanca e Kuvendit e cila ishte paraparë të vazhdojë në orën 14:00, u ndërpre sërish pasi që nuk kishte deputet të mjaftueshëmëm në sallë, për ta vazhduar seancën.

E deputetët e pranishëm u ankuan, për mungesën e deputetëve në seancë. Deputeti i LDK-së Armend Zemaj,tha se kjo mazhorancë e brishtë, po vazhdon të ikë nga përgjegjësia.

Zemaj: Kjo mazhorancë e brishtë, po ik nga përgjegjësia

“Kjo tash është shndërruar në rutinë ikja nga përgjegjësia e kësaj mazhorance të brishtë. Edhe vet pamja tash tregon se nuk janë të interesuar të kalojnë ligjet, qofshin ato me prioritet të caktuar sidomos këto që po thirren në përmbushjen e agjendës evropiane. Por dhe ligjet tjera me rëndësi të veçantë, pa anashkaluar dhe pjesen e debateve dhe interpelancave. GP i LDK shpreh shqetësimin me këtë gjendje dhe kjo tregon që mazhoranca nuk është e gatshme me vazhdu. Neve e lusim kryesinë, që sa më shpejtë të takohet të caktoj seancat e rregullta dhe të kërkojë përgjegjësi nga deputetët e mazhorancës nga grupet politike që e përbëjnë koalicionin qeveritar”, tha ai.     

E deputeti i PDK-së Elmi Reçica tha se PDK, është e interesuar ta vazhdojë seancën dhe pa kuorum.

Reçica: Duhet ta vazhdojmë seancen

“Gjendja është e dukshme dhe ne po mendojmë deputetët  me përqindje. Jemi të interesuar me vazhdu seancën me trajtu ligjet dhe nuk është mirë me u marrë me çështje që janë të paqena. Dje janë largu prej seancës pa arsye. Ndërsa i  kanë bllokuar disa votime përfshirë dhe buxhetin e shtetit”, tha ai..

Ndërkaq shefi i GP të PDK-së Memli Krasniqi, tha se nuk mund t’i mbajnë me zor në seancë, deputetët e opozitës.

Krasniqi: S’mundemi me zor me mbajtë opozitën në seancë

“Po e shihni dhe çka është me rëndësi  po e shohin qytetarët që parlamenti ka vështirësi në funksionim e tij normal dhe kryesisht  për shkak të sabotimit, që po ia bën opozita dhe kjo është evidente.. Kërkesa për me ndërpre seancë, është realisht kërkesë për mos me kry punë e deputeteve. Ne nuk  mundemi me zor me mbajtë opozitën as kë]ta në anëën e majt as ata në anën e djathtë. Secili deputet e ka përgjegjësinë e vet dhe është në ndërgjegjen e tij me respektu mandatin”, tha ai.

E pasi që nuk ishin të pranishëm në seancë 61 deputetë, Xhavit Haliti e ndërpreu seancën, për të shkuar në një pauzë prej 30 minutave, në mënyrë që t’u ipet kohë edhe deputetëve tjerë dhe të bëhet kuorumi.

***

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën, për shkak të mungesës së kuorumit. Xhavit Haliti tha se nuk ka kuorum dhe se nuk mund të fillojnë me shqyrtimin e projektligjeve, kështu që Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00.

Ndryshe seancën e sotme, e kanë lëshuar deputetët e VV-së, në shenjë pakënaqësie, pasi që kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ia ndërpreu fjalën deputetit të VV-së Frashër Krasniqit.

***

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes e ka braktisur seancën pasi që kryetari I Kuvendit Kadri Veseli ia ka ndaluar fjalën deputetit Frashër Krasniqit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi me të marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, iu është ndaluar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Veseli nuk e ka lejuar Krasniqin ta përfundoj 3 minutëshin e fjalës pasi që ky i fundit u shpreh “Siç mund ta dini të hënë Gjykata e Apelit i liroi aktivistët e VV-së. Unë kam dalë këtu për t’ua parë ftyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje”, tha Krasniqi.

Pas kësaj fjale të Krasniqit, Veseli ka kërkuar nga regjia që t’ia ndalë fjalën Krasniqit.

“Regjia ndalja fjalën. Edhe patriotizëm ke dalë e po na shet a? Nuk ke me fol sot derisa të jem kryetar për këto tre minuta”, ka qenë fjala e Veselit. Pas kësaj tek foltorja e kryeparlamentarit kanë shkuar edhe deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu për të kërkuar siç duket sqarim nga Veseli për ndaljen e fjalës së Krasniqit.

Image
Xhelal Sfeçla

Sveçla: Gjendje e padurueshme e kriminalitetit brenda institucioneve të sigurisë

Deputeti i Vetëvendosjes Xhelal Sfeçla, në seancën e Kuvendit tha se skandalet e njëpasnjwshme të drejtuesve dhe segmenteve në policinë e Kosovës, përfshirë dhe segmentet e prokurorisë e gjyqësisë, nuk po ndalen .

Ndërsa tha se është gjendje e padurueshme e kriminalitetit brenda institucioneve të sigurisë. 

Sveçla: Gjendje e padurueshme e kriminalitetit brenda institucioneve të sigurisë

“Gjendje e tmerrshme. Në këto kushte kam disa pyetje për drejtorin e përgjithshëm z. Shpend Maxhunin. Njëri nga zyrtarët e përfshirë në rrahjen de drejtorit të postës dhe shoqëruesit të tij, është ushtrues detyre i drejtorit të drejtorisë së krimeve ekonomike dhe korrupsion Nazim Sahiti, i cili herë na paraqitet si i dyshuar e, herë si dëshmitar. Herë kërkohet suspendimi i tij e herë lejohet të punojë në funksionin ilegal. Varësisht linjës komanduese ilegale brenda policisë. Z. Maxhuni a e ka kaluar Nazim Sahiti verifikimin e AKI-s, që bëhet për zyrtarë të lartë të sigurisë. Nëse jo pse jo. Pse nuk është marrë parasysh vlerësimi negativ i AKI. Sipas shkrimeve në media, a ka punuar drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, do të thotë ju së bashku me Nazim Sahitin te Florim Maloku, i cili njihet si ‘Floki ‘ i arrestuar në Shkup për plaçkitje të bankës Pro Credit... Nuk ka zhvillim vendor dhe as integrim evropian, sa herë të nderuar deputet ju dhe subjektet tuaja dhe i nënshtroheni kësaj gjendje të padurueshme të kriminalitetit brenda institucioneve tona të sigurisë”, tha Sfeçla.

Image
Milaim Zeka

Zeka: Kryeministër bllokoje vendimin që Agron Mustafës t’i zgjatet mandati, ai e shkatërroi PTK-në

Deputeti nga radhët e Nismës Milaim Zeka në seancën e Kuvendit, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, që të mos lejohet t’i zgjatet mandati drejtorit të PTK-së Agron Mustafës, pasi që sipas tij, Mustafa e ka shkatërruar këtë kompani.

Zeka: Kryeministër merr masa të mos shkatërrohet PTK-ja

 “Kam një apel për kryeministrin e Kosovës zRamush Haradinaj, që pavarësisht vendimit të këshillit ndërministror, që t’ia  vazhdojnë mandatit edhe për tre muaj drejtorit të PTK-së Agron Mustafës,  që e ka shkatërruar PTK-në dhe e ka fundos në bazë të raportit të auditorit. Të mos e bëjë një veprim të tillë, pasi që është dhe kërkesë e sindikatës të punëtorëve të PTK-së. Ky këshill ndërministror duhet ta dinë tani mediat, ka bërë falsifikimin e procesverbalit, duke mos shënuar në procesverbal deklaratën e ministrisë të Tregtisë Bajram Hasanit, i cili ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit dhe ka thënë se nuk mund t’ia vazhdojmë mandatin një njeriu, si Agron Mustafa, që e ka shkatërruar PTK-në dhe që në listën e tij, përpos që është nën hetime të Prokurorisë ka plot skandale. I bëj thirrje dhe deputetëve të VV z. Sveçla tha se me kalu testin hetimor. I nderuar koleg të tregoj se edhe v et shefi i policisë, vet Shpend Maxhuni nuk e ka kaluar testimin e famshëm. Sepse testimet këtu bëhen vetëm në bazë të jaranisë, jena jarana e kalon. S’jemi unë e ti jarana se kalojmë. Edhe njëherë  z. kryeministër bllokoje një vendim të tillë dhe merr masa që mos të shkatërrohet PTK-ja”, tha Zeka.

Image

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me propozimin që pas shqyrtimit, projektligjet të miratohen për herë të parë në ora 16:00, ndërsa, në ora 19:00, votimi i dytë.

Propozimi i Kadri Veselit është përkrahur nga pozita dhe morri shumicën e votave, por jo edhe nga opozita të cilët thanë pas çdo diskutimi të shkohet me votim.

Seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës po mban seancë, ku në rend dite janë të parapara 28 pika, ndër to edhe shqyrtimi i projektligjit për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën.

Po ashtu, është paraparë debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe pesë deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat