“Së pari duhet të shkarkohet Ramush Haradinaj me tërë qeverinë”

Aktuale

“Së pari duhet të shkarkohet Ramush Haradinaj me tërë qeverinë”

Nga: G.B Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj

Gjatë ditës u raportua se kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkojë ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyçi, por një gjë e tillë o mohua nga zyra e kryeministrit.

Pas kësaj, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka thënë se së pari duhet të shkarkohet Ramush Haradinaj me tërë qeverinë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

“Qeveria: Ministri Bytyqi po i kryen detyrat, të pavërteta lajmet për shkarkimin e tij”

Së pari, nëse dikush duhet shkarkuar, është Ramush Haradinaj me tërë qeverinë, dhe së dyti, Ramushi nuk mund të shkarkoj ministrat pa i pyetur shefat real të qeverisë, Kadriun, Fatmirin, Behgjetin e Vuçiqin./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat