Islami ia përmend skandalet Thaçit dhe grupit të tij

Aktuale

Islami ia përmend skandalet Thaçit dhe grupit të tij

Nga: D.RR Më: 2 mars 2018 Në ora: 21:18
Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar, Gazmend Islami, përmes një statusi në facebook, ka sulmuar Hashim Thaçin dhe grupin e tij, duke ua përmendur të këqijat që ia kanë bërë shtetit.

Ai gjithashtu shkruan se udhëheqja e qeverisë e përbërë sot nga ish udhëheqësit e UÇK-së, po del të jetë e gabuar.

Postimi i plotë i Islamit:

Faktikisht po na del që udhëheqja politike sot, apo qeveria e përbërë vetëm nga ish udhëheqës të UÇK-së, po na del që të jenë të gabuar. Lufta ishte e vështirë për gjithë popullin shqiptar, por hyrja në politikë e gjithë shtabit të UÇK-së po na del që paska pasur shumë nga ata , që lirinë e paskan konceptuar vetëm si një lëvizje për të kënaqur orekset e tyre karrieriste.
1. Rambuje- Thaçi-Grup
2. Demilitarizimi i UÇK-së- Thaçi-Grup
3. Ndarja e Mitrovicës- Thaçi Grup
4. 6 Pikëshi i Ban Ki Munit- Thaçi- Grup
5. Pakoja e Ahtisarit- Thaçi-Grup
6. Aso. Komu. Sërbe- Thaçi-Grup
7. Bisedimet me Sërbin- Thaçi-Grup
8. Ndarje e Kosovës- Thaçi-Grup
9. Gjykata speciale- Thaçi-Grup
10. Shkëmbim Territoresh- Thaçi- Grup
11. Privatizime të egra- Thaçi- Grup
12. Shitja e gjithë fabrikave Thaçi-Grup
13. Dhënia e Airoportit- Thaçi- Grup
14. Ka edhe qindra mijëra të këqija që i kanë bërë këtij shteti kjo klasë politike që me të vërtet nuk duhet të jenë në udhëheqje, krejt çka meritojnë është që të përballën me drejtësinë për të bëmat e tyre tash e 18 vite.
15. Popull si të doni, nese vazhdoni kështu jo vetëm tash që nuk kemi rrymë me 03.03.2018, por pa rrymë kemi mbet edhe deri me, 03.03.2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat