Tahirsylaj parashikon borë edhe në muajin prill

Aktuale

Tahirsylaj parashikon borë edhe në muajin prill

Më: 3 mars 2018 Në ora: 11:30
Sylë Tahirsylaj

Temperaturat deri në minus 18 gradë celsiusë nuk ka mundësi të rikthehen deri në dimrin tjetër. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme, përderisa mund të bie borë nëpër viset malore. Parashikohet të ketë acar afro një javë gjatë muajit prill, ashtu siç ka ndodhur vitin e kalur. Ky acar pritet t’i dëmtojë të mbjellurat bujqësore, tregon profesori i Meteorologjisë në UP, Sylë Tahirsylaj.

Gjatë kësaj jave moti ka befasur, temperaturat janë ulur deri në -18 gradë celsiusë. Ky i ftohtë nuk ka mundësi të rikthehet deri në dimrin tjetër.

“Nuk do të ketë borë, deri në fund të javës do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët. Deri të martën temperaturat do të jenë prej -1 gradë deri në + 6 gradë”, tha ndër të tjera, Tahirsylaj.

Pasi vendi ynë është duke shkuar drejt stinës së pranverës nuk ka rrezik për acar. Diçka e tillë mund të ndodhë më 15 prill, sa për t’i dëmtuar të mbejullrat.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat