Hoxhaj uron Merkelin për arritjen e koalicionit: Lajm i mirë për BE-në dhe Ballkanin

Aktuale

Hoxhaj uron Merkelin për arritjen e koalicionit: Lajm i mirë për BE-në dhe Ballkanin

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:07
Enver Hoxhaj

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren Merkel dhe partnerin e saj të koalicionit për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Koalicionin që i mundëson kancelares Merkel formimin e qeverisë së katërt me radhë, Hoxhaj e quajti lajm të mirë për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor. Këto komente Hoxhaj i bëri përmes llogarisë në Twitter. Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat