Veliu: Nuk ka asnjë përplasje

Aktuale

Veliu: Nuk ka asnjë përplasje

Më: 4 mars 2018 Në ora: 17:09
Agim Veliu/ Isa Mustafa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka asnjë acarim të situatës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jo more jo, nuk ka asnjë përplasje” ka thënë Veliu.

I pyetur nëse është i drejtë vendimi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta lëshuar sallën e Kuvendit, Veliu ka thënë se një gjë e tillë është vendim që e marrin vetë deputetët.

“Ai është një vlerësim i deputetëve që e bëjnë aty për aty në bazë të situatave” ka deklaruar Veliu.

Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar për tensione brenda partisë së Isa Mustafës, pas vendimit të deputetëve të LDK-së për ta lëshuar sallën e Kuvendit gjatë të premtes kur iu ndërpre fjala deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës vitin e ardhshëm pritet që t’i mbaj zgjedhjet e brendshme partiake, dhe gara për të parin e partisë pritet të jetë shumë e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat