Lepaja thotë se policinë po e rrah politika

Aktuale

Lepaja thotë se policinë po e rrah politika

Nga: A.S Më: 5 mars 2018 Në ora: 09:33
Fadil Lepaja

Publicisti Fadil Lepaja thotë se nuk është mirë që të rrihet policia e Kosovës nga ana e politikës.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në shtetet e tjera, policia rrihet nga vetëm nga mafia, kurse në Kosova ka politikë, e jo mafi.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

NUK ËSHTË MIRË ME E RREH POLICINË !

Dikush po thotë se policia jonë është krejt e lodhët, po e rreh kush po don, edhe pozita, edhe opozita! Natyrisht, veç politika! 
Në botë, policinë mundet me e rrehë veç mafia, por te ne mafi nuk ka! Krejt është politikë.
Ndoshta më mirë është kështu, se sikur të kishim një polici të fortë që kish me i rreh edhe pozitën edhe opozitën.
Sidoqoftë, më së miri , ndoshta, kishte me qenë që policia mos e ngucte krimin hiq, as atë në pozitë, as në opozitë, dhe këndej e tutje vetëm të shkruaj tiketa, se aty është fitimi i madh.
Edhe shpëton jetë, edhe ka profit më shumë se secila ndërmarrje në vend. Kështu, edhe policia nuk i ngucë bizneset, sepse ka industrinë e vet! 
Kështu, vijmë deri te gjendja idilike, as policia se rreh kon, as kurrkush se rreh policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat