Në Gjykatën e Apelit nisin punën pesë gjyqtarë të rinj

Aktuale

Në Gjykatën e Apelit nisin punën pesë gjyqtarë të rinj

Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:36
foto nga takimi


Në Gjykatën e Apelit,  sot kanë nisur  punën 5 gjyqtarë të rinj.

Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Apelit, Hasan Shala. Ai tha se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikoj direkt  në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

Gjyqtari Afrim Shala, do të punojë në Departamentin për të Mitur. Gjyqtarja  Delushe Halimi në atë administrativ. Ndërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë. Numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat