Delawie: Jemi më afër se kurrë për ta ratifikuar demarkacionin

Aktuale

Delawie: Jemi më afër se kurrë për ta ratifikuar demarkacionin

Më: 5 mars 2018 Në ora: 11:31
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është më afër se kurrë.

Delawie ka shkruar në Twitter për këtë çështje, duke u thënë deputetëve se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjell marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie.

Ndërkohë, dje kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shprehur bindjen se demarkacioni do të gjej përfundim këtë javë, pa dhënë sqarime se cilët deputetë janë pajtuar që ta votojnë këtë marrëveshje.

Deri tani janë thirrur tri seanca në Kuvend për ta votuar marrëveshjen me Malin e Zi, por për shkak të mungesës së votave, seanca është shtyrë  vazhdimisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat