Seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR mbahet të mërkurën

Aktuale

Seanca për përjashtimin e Kosovës nga EQAR mbahet të mërkurën

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:07
Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) të mbahet të mërkurën.

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu tha se përveç kësaj të enjten do të mbahet një seancë tjetër në lidhje me dhunën në familje që përkon edhe me Ditën e Gruas 8 marsin.

Ndërsa tha se në këtë mbledhje nuk u diskutua për demarkacionin dhe se nuk ka asnjë informacion se kur do të mbahet kjo seancë.

***

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot pasi që 40 deputetë kanë kërkuar debat parlamentar për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR.

Njoftimi i Kuvendit:

1. Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të Seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat