Isa Mustafa ngushëllon familjen e profesor Ali Gashit

Aktuale

Isa Mustafa ngushëllon familjen e profesor Ali Gashit

Më: 6 mars 2018 Në ora: 21:11
Isa Mustafa

Me rastin e vdekjes së ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, në emër të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, ka ngushëlluar familjen Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, pranoni ngushëllimet tona dhe strukturave të LDK-së, për vdekjen e anëtarit të familjes tuaj. Kjo nuk është një humbje vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe vendin tonë.

Veprimtaria e Prof. Gashit ashtu si në struktura të LDK-së por edhe në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe respektuar.

LDK-ja do ta kujton Prof. Gashin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat