Meta i thurë një poezi Berishës së AAK-së

Aktuale

Meta i thurë një poezi Berishës së AAK-së

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:17
Barhyl Meta

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i ka thurë një poezi, zëvendësministrit nga radhët e AAK-së.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo poezi i shkon Berishës, pasi që sipas tij ai po e përdor një gjuhë të përdalë ndaj LDK-së:

Ky është komenti i tij i plotë në facebok:

Anton Berisha i AAK-ës dhe gjuha e përdalë!?

Luten disa eksponent të Qeverisë, sidomos disa, si puna z. Anton Berisha, që të kultivoj(n)ë kulturën politike shtetndërtuese dhe për bashkuese, e t' mos flasin përçarët, të fyejnë e ofendojnë tjerët, me një gjuhë të përdalë, që s’na nderon asnjërin, as si parti, dhe as si Individ! 
Se besojë se e ka caktuar kush këtë djal(k)ë, si kujdestarë në AAK - që sa herë që qel gojën - të ofendojë, fyej e përbaltë LDK-ën, sikur edhe udhëheqësit e saj legal e legjitim, sot e ndër vite...!?
S'po e kuptojë, pse s'ka pikë respekti, as për Abc-në politike...!?

- M'duhet t'ia parafrazojë një poezi të mrekullueshme, rreth ABC-së, zotëriut Anton Berisha, të latuar mjeshtërisht nga Odhise Grillo!

Për Një Shkronjë!?
...

"Lërmë, o babi, lërmë,
lërmë të shkoj në lojë,
se s'bëhet hataja - vetëm për një shkronjë!"

"Nuk bëhet hataja: “vetëm për një shkronjë”?!
Eja, bir i babit, bashkë ta shikojmë:

Për një shkronjë, që ti s'e vë (Anton B.),
fjala “Derë”, bëhet “Erë” - dhe “Shtëpia” ngel pa “Derë”!

Për një “M” - që ti s'e vë - fjala “Mik” - bëhet “Ik”?
Ç'bën kështu, more "Anton": A i thuhet mikut “ik”!?

p.s. Kaq këtë herë, sepse s'duam ti themi M...!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat