Ja si ia ndaloi Haliti fjalën Pacollit

Aktuale

Ja si ia ndaloi Haliti fjalën Pacollit

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:54
Kuvendi i Kosoves

(E plotësuar) - Derisa po fliste deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, ia ka ndaluar fjalën duke i thënë që të mos bëjë ftesa në seancë për luftë dhe protesta.

Haliti: S’ke të drejtë të thirrësh protesta nga seanca

..."Po duket je duke bërë thirrje për luftë, ta ndërpres fjalën, ndërpreja fjalën, prej parlamentit s’ki të drejt të thirrësh protesta....kush ta ka shkruar fjalimin le të vije dhe ta lexoj këtu”, tha Haliti.

Mirëpo, deputetja Pacolli këmbënguli duke dal tek foltorja dhe pa mikrofon duke lexuar fjalimin e saj.

Haliti i kërkonte asaj që të shkonte në vend, para se këtë ta bënin policia.

Megjithatë, Haliti ia dha fjalën duke thënë se nuk do  ta terrorizojë më shumë.

Haliti: Nuk lejoj thirrje për luftë e dhunë nga Kuvendi

“Nuk ka me thirrë për luftë prej Parlamenti. Ju e keni djegë parlamentin e Kosovës, i keni djegur rrugët dhe qytetet, ju s’keni të drejt të thirrni për luftë këtu, shko në vend. Shko në vend sa s’të ka dërgu policia në vend, shko në vend, shko në vend...shiko zonja Pacolli...lëshoja le ta vazhdon ku e ka pasur, sepse s’po dua të terrorizoj kështu se po duket keq”, u shpreh Haliti.

Deputetja Pacolli e vazhdoi  fjalimin e saj, duke i kërkuar në fund kryesuesit që të mos ia ndalojë më fjalën.

 Pacolli: Mos ma ndal fjalën kur të flas

“Të dashur studentë ju jeni gjenerata e së tashmes, dhe jeni ju ata që trasoni rrugën e gjeneratës së ardhshme, e përcaktoni të ardhmen e këtij vendi. Prandaj nuk duhet të qëndroni të heshtur, ndryshimet e mëdha në botë i bënë studentët. Ne  deputetët e VV-së kemi për të qenë aty me ju, përkrah jush në përpjekje për të çliruar UP-në nga kapja, ne jemi me ju sepse ju jeni garancia për nesër. Herën tjetër mos ma ndal fjalën kur të flas”, tha Pacolli.

Por, Haliti tha se do ta ndërpres sa herë që bënë thirrje të tilla në seancë plenare.

Haliti: Ta nali fjalën ty dhe atij që ta ka shkruar fjalimin

“Ta nali fjalën sa herë të thirrni dhunë dhe protesta edhe luftë nga foltorja e Kuvendit, ta ndali ty edhe kujtdo ty edhe atij që ta ka shkruar fjalimin...:, u shpreh Haliti.

 Kryesuesi Haliti pati probleme të njëjta edhe me deputetin tjetër të VV-së, Salih Salihu, të cilit i tha se edhe atij ia ndërprenë fjalimin nëse bën ftesa për dhunë, luftë e protesta.

Haliti-deputetes së Vetëvendosjes: Mos bëni thirrje për luftë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka ndërprerë fjalën deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacollit.

Deputetja Pacolli gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR ka folur se si pushteti e ka kap shtetin. Sipas saj të gjitha pushtetet deri më sot zgjodhën rrugën e shkatërrimit.

 Pacolli nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje për protesta nga ana e studentëve.

Pacollit, fjalimin ia  ka ndalur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. AI thotë se nuk lejon që nga Kuvendi të bëhen thirrje të tilla.

Me këtë rast Haliti  ka thënë se  Vetëvendosje e ka djegë Parlamentin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat