“Shfuqizimi i Speciales, skenar i Hashim Thaçit, nuk ka kthim prapa”

Aktuale

“Shfuqizimi i Speciales, skenar i Hashim Thaçit, nuk ka kthim prapa”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 7 mars 2018 Në ora: 21:50
Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se iniciuesit e shfuqizimit të Gjykatës Speciale tashmë janë pajtuar me Gjykatën Speciale dhe se kjo gjë nuk ka kthim mbrapa.

“Mendoj se tani  jemi në prag të ngritjeve të aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, dhe natyrisht iniciuesit e shfuqizimit të sajë tashmë janë pajtuar me këtë fakt, që kjo gjykata nuk kthehet më prapa dhe sikur me frikë në “bark” po i presin ti mësojnë të akuzuarit e parë nga kjo Gjykata”, ka deklaruar Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Për më tepër, ai ka shtuar se reagimi i opinionit të brendshëm, i  ka detyruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn të heqin dorë nga tentimi i tyre.

“Natyrisht se në mos suksesin e tentimit të tyre për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, ishte reagimi I fortë që erdhi nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga vendet mike dhe përkrahëse të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, por edhe nga reagimi i opinionit të brendshëm, që i detyroj Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn të heqin dorë nga tentimi I tyre”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Në fund , Haziri ka theksuar se shoqatat e dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë pasur rol të madh, pasi që ka qenë skenar i Thaçit.

“Unë nuk shoh se në këtë tentativë kanë pasur rolë të madh shoqatat e dala nga UÇK-ja, pasi këto të fundit në një far forme kanë qenë vetëm një pjesë e skenarit të përgatitur nga Thaçi & company”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat