Shënohet Ditën Botërore të Veshkave - Bota Sot
Shënohet Ditën Botërore të Veshkave

Aktuale

E diel, 24 qershor 2018

Shënohet Ditën Botërore të Veshkave

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:18
Ilustrim

?Më 8 mars shënohet Dita Botërore e Veshkës, me ç’rast Shoqata e Nefrologëve të Kosovës do të organizojë një varg manifestimesh.

Pasi këtë vit dita botërore e veshkës korrespondon me ditën e gruas, manifestimet do të kenë për qëllim ruajtjen e shëndetit te femrat dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Në orën 10:00 në sheshin “Nëna Terezë” aktivistët e shoqatës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t'i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave.

Po ashtu, do të ofrohet matja e sheqerit dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët, si dhe është përgatitur një test diturie për qytetarët në mënyrë që të dihet njohuria e përgjithshme lidhur me veshkat.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test