Dy dallimet mes dorëheqjes së Ahmetit dhe krahut të Molliqajt

Aktuale

Dy dallimet mes dorëheqjes së Ahmetit dhe krahut të Molliqajt

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:42
Shpend Ahmeti dhe Aida Dërguti

Shpend Ahmeti, anëtari i fundit që ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosjes, por ai ka dy dallime thelbësore me anëtarin e tjerë të pakënaqur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-nënkryetari i VV-së, Ahmeti për dallim nga grupi tjetër i të pakënaqurve nuk ka dhënë dorëheqje vetëm nga postet partiake, Ahmeti nuk i takon më Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka dhënë përfundimisht dorëheqje nga VV.

“Nuk pendohem për edhe asnjë ditë në LVV dhe nuk do të fajësoj askënd për të kaluarën. E mbaj përgjegjësinë time që më takon për krejt situatën e krijuar. Të gjithë miqve ju uroj sukses ne realizimin e qëllimeve në qoftë se janë në përputhje me idealin që e kemi pasur së bashku. Prej sot, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhej në letrën e Ahmetit.

Ndërkaq janë 10 deputetë të Vetëvendosjes të cilët kanë dhënë dorëheqje nga postet partiake, por jo edhe nga partia. Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi, Donika Kadaj, janë deputetët që kanë dhënë dorëheqje nga postet brenda partisë.

Por përveç kësaj çështje, Ahmeti ka dallime edhe për nga pozicionimi, përderisa të dorëhequrit e VV-së një zëri janë pozicionuar përkrah Molliqajt, Ahmeti thotë se nuk ka një qëndrim të tillë.

Ahmeti në letrën e tij dërguar mediave përveç shpjegimit të arsyeve përse ka dhënë dorëheqje nga VV ka thënë se nuk mund të ndërrojë mendim aq shpejt për individët e partisë.

“Kjo letër nuk është letër fajësimi, e as letër për te shpjeguar si ndodhi krejt kjo çka ndodhi.  Të tjerët po flasin, madje shumë më shumë se që duhet.  Nuk mund të flas keq për asnjërin nga të apostrofuarit në muajt e fundit.  Së paku, nuk mund të ndërroj mendim aq shpejtë, për asnjërin individ nga asnjëra palë.  Përndryshe do të isha naiv që kam kaluar shtatë vite krah për krah me secilin prej tyre”, ka shkruar Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka thënë se ai nuk pajtohet me asnjërin krah në VV, teksa shpjegon se nuk e ndjen betejën sikur grupi i të pakënaqurve.

“Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq.  Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua. Kjo nuk do të thotë se pajtohem me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetës për të kaluarën.  Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njëjtë si ata”, ka shkraur Ahmeti,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat