Pacolli uron 8 marsin: Sakrifica e nënave, grave dhe motrave i jashtëzakonshëm

Aktuale

Pacolli uron 8 marsin: Sakrifica e nënave, grave dhe motrave i jashtëzakonshëm

Më: 8 mars 2018 Në ora: 07:45
Behgjet Pacolli

Zëvëndëskryeministri, njëherit Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar 8 marsin.

Pacolli ka thënë se sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave është i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të krahasohet me asgjë.

“Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim” ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Sot është 8 Marsi, dita e gruas.
Një nga ditët më me rëndësi të vitit. Çfarë do që kam bërë në jetë, unë gjithmonë them se nëna ime ka bërë edhe më shumë se unë.
Sakrifica dhe mundi i nënave, grave dhe motrave tona është i jashtëzakonshme.
Nuk krahasohet me asgjë.
Jam i lumtur që gruaja sot është më e lirë se kurrë, por vazhdimisht duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.
Gëzuar 8 Marsin,
nëna, gra dhe motra,
kudo që jeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat