Kuvendi i ‘jashtëzakonshëm’ i Kosovës

Aktuale

Kuvendi i ‘jashtëzakonshëm’ i Kosovës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur vetëm një seancë të rregullt këtë vit, dhe ajo ishte vazhdim i një seance të mëhershme. Të gjitha temat e tjera në Kuvend janë kryer në seanca të jashtëzakonshme.

Kishte patur interpelanca, debate parlamentare e seanca solemne, por rrallë Kuvendi kishte një rend dite më të gjatë ku do të votoheshin projektligje të ardhur nga Qeveria.

Ngjashëm ndodhi edhe dje, njëlloj siç do të ndodhë edhe sot ku Kuvendi do të mbajë një debat parlamentar me vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është diskutimi për dhunën në familje në ditën e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Deputetët kosovarë siç do të bëjnë sot, bën edhe dje. Diskutuan në seancë të jashtëzakonshme të thirrur për një debat parlamentar me kërkesë të opozitës rreth gjendjes në Arsim pas përjashtimit të AKA’së nga EQAR.

E pika që solli rekord për seanca të jashtëzakonshme, është marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila sivjet erdhi hiç më pak se 3 herë në rend dite, por që u shtyn seancat.

Ndërkohë që sot u bën dy ditë rresht me seanca jo të zakonshme, një tjetër e tillë mund të thirret edhe për nesër. Siç paralajmëruan disa aktorë politikë, ndër ta edhe Xhavit Haliti i PDK’së, mund të ndodhë që nesër të thirret seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur mjaft shumë seanca muajt e parë të këtij viti, por shumica dërrmuese e tyre ishin seanca të jashtëzakonshme, që thirreshin për tema aktuale, e rrallëherë për të votuar projektligje të proceduar nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat