Ja si e përshkruajnë largimin e Ahmetit, përkrahësit e Kurtit

Aktuale

Ja si e përshkruajnë largimin e Ahmetit, përkrahësit e Kurtit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:10
Shpend Ahmeti

Dorëheqja e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka acaruar aktivistët dhe anëtarët e kësaj partie, që mbështesin Albin Kurtin.

Shumë aktivistë e kanë thumbuar në mënyra të ndryshme Ahmetin, duke pohuar se ai ka shfrytëzuar VV për të marrë Prishtinën, e më pas e braktisi atë.

Një reagim të ngjashëm ka bërë sot edhe Avni Zogiani nga kjo parti, i cili edhe ishte kandidat i VV-së për kryetar të Fushë Kosovës.

Zogiani gjestin e Shpend Ahmetit e ka përshkruar përmes një proverb popullore shqiptare.

“Kceva lumin, t’pshurresha kalin!” ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat