Dhuna ndaj gruas lidhet me pozitën e saj materiale në familje

Aktuale

Dhuna ndaj gruas lidhet me pozitën e saj materiale në familje

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:37

(E plotësuar) - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha sot se janë në procedurë për draftimin e konceptit të Ligjit të ri të punës, si dhe janë duke finalizuar Ligjin e ri të Inspektoratit që shumë shpejt do të përcillet për miratim në parlament.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional”, disa deputet kanë ngritur çështjen e diktimimit të gjinisë femërore në vendet e punës.

Reçica tha se është i vetëdijshëm për situatën rreth kësaj çështje, porse kjo gjendje është e trashëguar.

Sipas ministrit Reçica, Ligji i ri i punës dhe ai i Inspektoratit do të ndihmojnë në të ardhmen që marrëdhëniet kontraktuale, punëdhënës-punëmarrës, jo vetëm sa i përket gjinisë femërore, por në përgjithësi, të gjejnë zbatim ashtu siç kërkohet.

Reçica: Po shikojmë mundësinë për integrimin e personave të dhunuar

“Nuk po shikojmë vetëm mundësinë se si të gjejmë rrugë që për rastet e caktuar qoftë të viktimave gra qoftë edhe të fëmijëve, por të gjejmë mënyra se si ato t’i kompensojmë. Ne jemi duke punuar shumë që krahas kompensimeve ligjore që mund të jenë për raste të caktuara, të krijojmë mundësi më të mëdha që gratë e veçanërisht ato të përfshira nga dhuna qoftë në familje,  qoftë ndonjë dhunë tjetër të integrohen në jetën institucionale, por edhe të sigurohen vende të punës që integrimi i tyre në marrëdhënie të punës të jetë një lehtësirë për tejkalimin e situatave të tilla”, ka thënë ministri Reçica.

Ndryshe, në vitin e kaluar kanë qenë mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. 

Derisa debati për dhunën në familje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, theksoi se janë duke punuar në disa drejtime për ta fuqizuar pozitën e gruas.

Tahiri përmendi themelimin e strategjisë kombëtare për të drejtat pronësore në Kosovës, duke i dhënë prioritet pakos së ligjeve për trashëgiminë.

Tahiri: MD po punon në forcimin e pozitës së gruas

“Këto ligje janë në shqyrtim parlamentar të cilat kanë qëllim forcimin e pozitës së gruas në raportin familjare duke përfshirë rolin e saj në trashëgimi. Deputetët t’i mbështesin këto iniciativë që më shpejtë këto t’i vendosim në zbatim. Përmes këtyre ndryshimeve ligjore gruas në Kosovë do t’i vendosim status më të lartë në familje dhe komunitet më shumë kontroll mbi të hyrat nga papunësia për t’i kushtuar rol më të madh në vendimmarrje për të miren e familjes dhe shoqërisë. Fenomeni i dhunës ndaj gruas është i lidhur me pozitën e saj të disfavorshme materiale në familjet tona. Statistikat tregojnë se deri në vitin 2015, vetëm 18 për qind e grave kanë regjistruar pronë në emër të tyre ne Kosovë, në kuadër të 18 për qind, janë vetëm 3,8 për qind që kanë trashëguar pronë nga familja”, tha Tahiri.

Ai shtoi se nga viti 2015 deri në vitin 2017, ka një trend të rritjes së ndjeshme, dhe kjo përqindje shkon në 20 për qind që kanë regjistru pronë në emër të tyre, ndërsa 7, 8 për qind e pronës vjenë nga pronësia e trashëguar nga familja. Përkundër këtij trendi, ministri Tahiri u shpreh jo i kënaqur, por është i përkushtuar për të ndryshuar këtë gjendje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se përshëndetjet dhe urimet për 8 marsin, nuk mund t’i zëvendësojnë problemet e mëdha që janë në Kosovë me diskriminimin e grave.

Sipas Kurtit, është e domosdoshme hapja e punës për gratë e burrat.

Kurti: Politikanët në pushtet s’besojnë se gruaja është fisnike

“Ato të cilat sipas statistikave janë të nënshtruarat e shoqërisë sonë, jo rrallë quhen qenie fisnike me eufemizmat e politikanëve sharllatan. Besimi se gruaja është fisnike nuk është i vërtetë, pasi po të besonin ashtu këta politikanë do të kishin ndërmarrë reforma të thella që hapin tregun e punës për gratë, e do të kishin ndërhyrë për të parandaluar stereotipizimet, diskriminuese në media, në shkollë, e në tregje. Por edhe po të ishte i vërtetë besimi se gruaja është qenie fisnike, është në vetvete një stereotipizim, refleks i një konzervatorizmi patriarkal si i tillë një nga pengesat serioze në luftën kundër pabarazisë. Njësoj edhe besimi është qenie e mirë, e brishtë e të tjera”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në jetën politike e institucionale përgjithësisht grat në Kosovë nuk marrin pjesë.

Vazhdimi i seancës për dhunën në familje 

Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional”.

Deputetët njëzëri shprehen kundër dhunës në familje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot në seancë për të diskutuar për dhunën ndaj grave.

Mbajtja e kësaj seance koincidon me 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e cila filloi me urimin për gratë nga të gjithë folësit.

Në fillim të seancës, deputetët e të gjitha partive bënë një foto para foltores së Kuvendit, me bluza të veshura  me mbishkrimin “Ti je një luledielli”, fushatë senzibilizuese për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

 Në emër të propozuesit të këtij debati, deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se shteti është përgjegjës për përfaqësuesit e tij, duke përfshirë edhe dhunën në familje.

Sipas saj, dhuna në familje përbën shkelje të të drejtave të njeriut, derisa kjo shkelje ka ndikuar në mbrojtjen e të drejtës së personit për jetën, të drejtën për mjete efektive të garantuar me konventën ndërkombëtare dhe Kushtetutën.

 Kollçaku: Për dhjetë vjet u vranë 15 gra

 “Janë bërë dhjetë vite nga hyrja në fuqi e ligjit për dhunën në familje, nga viti 2008 e deri me sot me shumë se 15 gra janë vra, mbi 20 mijë gra kanë raportuar dhunën në familje, ndërsa mbi 68 për qind e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme. Jemi të sigurt se drejtësia për secilën grua është e stërvonuar  me vet faktin se sa lëndë janë trajtuar nga ana e drejtësisë. Edhe ato pak raste që janë trajtuar vendimet kanë qenë shumë të buta në krahasim me krimin e bërë në familje. Statistikat mbi dhunën në familje e dëshmojnë këtë gjendje. Nga janari deri në dhjetor 2017 janë evidentuar 1196 raste të dhunës në familje”, tha Kollçaku.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, theksoi se Qeveria që ai drejton do të jetë përkrah familjeve për të ndalë dhunën në familje.

Haradinaj: Qeveria do t’i kryejë detyrat e veta

 “Detyra ime sot është të them se Qeveria e vendit, institucionet e vendit e ndjejnë përgjegjësinë, barrën që iu takon, detyrat që i kanë që dhuna në familjet tona të ndalet, mos të ndodh dhe e përshëndesim këtë seancë, debat parlamentar. Do t’i mbështesim ato konkluzione që do t’i aprovoni, nëse i aprovoni”, u shpreh Haradinaj.

Në emër të LDK-së, foli  deputetja Lirije Kajtazi, e cila tha se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara.

Kajtazi: Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

“Por këtyre ligjeve vazhdon t’i bëjë rezistencë barriera kulturore. Shumë fakte tregojnë se shoqëria jonë nuk ofron mundësi të barabartë për gratë dhe burrat. Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara, vazhdojnë të mos jenë mjaftë të punësuara, përparimi në karrierë, e drejta në pronë, trashëgimi, e për fat të keq duke përfshirë edhe temën e sotme, dhunën në baza gjinore. E dhuna buron nga paedukata, nga i ligu që nuk mund të menaxhoj vetën dhe situatën, për fat të keq si instinkt natyror me daljen e njeriut nga shpella. Ka shumë rëndësi ruajtja e dinjitetit vetanak nga i cili del ai familjar për të reflektuar në dinjitetin nacional. Dhuna ndaj grave ndikon seriozisht edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi”, tha  Kajtazi.

Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjeku-Topalli, tha se me gjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë, sidomos në dhjetë vitet e fundit, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë.

Mjeku-Topalli: Vetëm 5 për qind e grave të dhunuara e denoncojnë dhunën

“Vetëm rreth 5 përqind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim i informacionit mbetet vet viktima e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ai apo ajo bëjnë pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos e paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problema kompleks që përfshinë me shumë se një akt në vetvete në marrëdhëniet personale ndërmjet burrit dhe gruas”, theksoi Mjeku-Topalli.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se dhuna në familje është e papranueshme. Ai tha se politika për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas dhe rishikimi i politikave aktuale për punësimin e tyre janë objektivat e tij dhe dikasterit që ai drejton.

Reçica: Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave janë të patolerueshme

 “Gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave me të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë. Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave janë sjellje jo normale dhe të patolerueshme. Ato renditen ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të jetëve njerëzore dhe klasifikohen si cenim i integritetit fizik, moral, psikologji, social dhe ekonomik. Dhuna në familje dhe grave diskutohet si problem mbarë botëror dhe kërkohet një sërë veprimesh për adresimin e tyre. Për këtë arsye shtetet dhe shoqëritë e sotme inkurajohen vazhdimisht të marrin masa të nevojshme për njohjen, trajtimin me efikasitet të gjitha rasteve që raportojnë incidente të dhunës në familje, duke iu ofruar siguri të menjëhershme, mbrojtje, shërbime të standardizuara dhe cilësore për shpëtimin e tyre, rehabilitimin e tyre që pësojnë dhunë në familje”, tha Reçica.

Propozuesit e kësaj seance, deputetët e Vetëvendosjes kanë lëshuar të gjithë seancën plenare kur po diskutohej për dhunën në familje.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti papërgjegjësi sjelljen e deputetëve të VV-së, si iniciator të kësaj seance, derisa e braktisën të gjithë.

Musliu: Kam një mesazh për VV-në

“Unë po iu them qytetarëve të Kosovës, meqë sot po folët për dhunën në familje, mos u befasoni sepse siç e kemi këtë parlament, siç sillen iniciuesit e kësaj seance ashtu e kemi edhe gjendjen e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Unë jam e befasuar nga iniciatorët e kësaj seance pikërisht nga VV, e cila rrufeshëm i shfrytëzoi minutat e tyre për të dalë për ta akuzuar kryetarin e Kuvendit dhe gjithë tjerët të cilët mundohen të bëjnë diçka për këtë vend, ndërsa vetë neglizhojnë, vetë braktisin, vetë sabotojnë, vetë ofendojnë. Thjesht një mesazh e kam sot, për VV, dallojeni erën e luleve nga era e atij që ju e dini, po e them në mënyrë simbolike nga era e Albinit”, tha Musliu.

Seanca shkon në pauzë deri në orën 14:00, meqë numri i deputetëve ishte i vogël në sallë.

Deputetet: Gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

Në emër të LDK-së, deputetja Lirije Kajtazi, theksoi se gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara.

Kajtazi: Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara

“Por këtyre ligjeve vazhdon t’i bëjë rezistencë barriera kulturore. Shumë fakte tregojnë se shoqëria jonë nuk ofron mundësi të barabartë për gratë dhe burrat. Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara, vazhdojnë të mos jenë mjaftë të punësuara, përparimi në karrierë, e drejta në pronë, trashëgimi, e për fat të keq duke përfshirë edhe temën e sotme, dhunën në baza gjinore. E dhuna buron nga paedukata, nga i ligu që nuk mund të menaxhoj vetën dhe situatën, për fat të keq si instinkt natyror me daljen e njeriut nga shpella. Ka shumë rëndësi ruajtja e dinjitetit vetanak nga i cili del ai familjar për të reflektuar në dinjitetin nacional. Dhuna ndaj grave ndikon seriozisht edhe në zhvillimin ekonomik të një vendi”, tha  Kajtazi.

Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjeku-Topalli, tha se me gjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë, sidomos në dhjetë vitet e fundit, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë.

Mjeku-Topalli: Vetëm 5 për qind e grave të dhunuara e denoncojnë dhunën

“Vetëm rreth 5 përqind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim i informacionit mbetet vet viktima e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ai apo ajo bëjnë pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos e paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problema kompleks që përfshinë me shumë se një akt në vetvete në marrëdhëniet personale ndërmjet burrit dhe gruas”, theksoi Mjeku-Topalli.

Kuvendi sot është mbledhur për të debatuar kundër dhunës ndaj grave.

Kollçaku: 15 gra u vranë për dhjetë vjet

Me një orë vonesë ka filluar seanca plenare në të cilën do të zhvillohet debat parlamentar rreth dhunës në familje dhe adresimi institucional.

Në fillim të seancës, deputetët e të gjitha partive bënë një foto para foltores së Kuvendit, me bluza të veshura të cilat kishin një luledielli dhe mbishkrimin “Ti je një luledielli”.

 Në emër të propozuesit të këtij debati, deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se shteti është përgjegjës për përfaqësuesit e tij, duke përfshirë edhe dhunën në familje.

Sipas saj, dhuna në familje përbën shkelje të të drejtave të njeriut, derisa kjo shkelje ka ndikuar në mbrojtjen e të drejtës së personit për jetën, të drejtën për mjete efektive të garantuar me konventën ndërkombëtare dhe Kushtetutën.

 Kollçaku: Për dhjetë vjet u vranë 15 gra

 “Janë bërë dhjetë vite nga hyrja në fuqi e ligjit për dhunën në familje, nga viti 2008 e deri me sot me shumë se 15 gra janë vra, mbi 20 mijë gra kanë raportuar dhunën në familje, ndërsa mbi 68 për qind e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme. Jemi të sigurt se drejtësia për secilën grua është e stërvonuar  me vet faktin se sa lëndë janë trajtuar nga ana e drejtësisë. Edhe ato pak raste që janë trajtuar vendimet kanë qenë shumë të buta në krahasim me krimin e bërë në familje. Statistikat mbi dhunën në familje e dëshmojnë këtë gjendje. Nga janari deri në dhjetor 2017 janë evidentuar 1196 raste të dhunës në familje”, tha Kollçaku.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, theksoi se Qeveria që ai drejton do të jetë përkrah familjeve për të ndalë dhunën në familje.

Haradinaj: Qeveria do t’i kryejë detyrat e veta

 “Detyra ime sot është të them se Qeveria e vendit, institucionet e vendit e ndjejnë përgjegjësinë, barrën që iu takon, detyrat që i kanë që dhuna në familjet tona të ndalet, mos të ndodh dhe e përshëndesim këtë seancë, debat parlamentar. Do t’i mbështesim ato konkluzione që do t’i aprovoni, nëse i aprovoni”, u shpreh Haradinaj.

Seanca nis me urimin për gratë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me urimin te Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të gjitha grave të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me të nisur seancën tha se sot janë veshur ndryshe nga ditët e zakonshme, pasi secili nga deputetët ka veshur një bluzë me një lule dielli, e cila simbolizon fushatën e nisur nga Albana Osmani, e cila ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet leokimia dhe kanceri.

Seanca ka vazhduar me fjalimin e deputetes Fatmire Kollqaku, lidhur me dhunën në fëmije, e cila sot është pikë e vetme e rendit të ditës.

Kuvendi debaton për dhunën në familje (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës “Debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional”.

Seanca organizohet në Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat