Thaçi: Trashëgimia e pronës, ende problem i madh për gruan kosovare

Aktuale

Thaçi: Trashëgimia e pronës, ende problem i madh për gruan kosovare

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se një nga sfidat më të mëdha për gruan kosovare vazhdon të jetë mos-trashëgimia e pronës për shkaqe dhe barriera të ndryshme që ende ekzistojnë në Kosovës.

Këto deklarime presidenti i ka bërë pikërisht në ditën e gruas në konferencën e organizuar nga Ambasada e Francës bashkë me OSBE-në, me temën “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë: Trashëgimia dhe barazia para ligjit”, transmeton klankosova.

“Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa dhe sfida. Në sfidë e tillë është në trashëgimi. Kushtetuta ua garanton të gjithë qytetarëve të drejtat në pronë, por fatkeqësisht në shoqërinë tonë në mas të madhe ende ka barriera që ia mohojnë gruas pronën. Kur gratë nuk e kanë në kontroll pronën, s’mund të jenë as aktorë ekonomikë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se prona në pronësi të gruas ka rezultuar me zhvillime pozitive dhe se “përderisa nuk lëvizin proceset e trashëgimisë do të jetë gjithmonë vështirë”.

“Heqja dorë nga e drejta për të trashëguar ka qenë gjithmonë pengesë e madhe”, ka deklaruar Thaçi.

“Kjo është bërë më shumë për shkak të traditave dhe normave kulturore, por kjo duhet të ndryshojë, duke nisur nga çdo familje”.

Megjithatë presidenti ka shtuar se Kosova qëndron më mirë se rajoni në këtë drejtim.

“Kemi bërë ligje moderne dhe kemi organizuar konferenca ndërkombëtare për këtë problem, gjithashtu kemi ngritur vetëdijen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat