Tre billborda te Newborni – “Derisa të zdritë drejtësia”

Aktuale

Tre billborda te Newborni – “Derisa të zdritë drejtësia”

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:47
Billborda te Newborni

Diana Kastrati. Zejnepe Bytyqi. Edhe sa thirrje të humbura? Dy emra të grave të vrara nga burrat e tyre, për dhunën ndaj të cilave shteti ishte paraljmëruar por nuk kishin vepruar, janë vendour në billbordet e kryeqytetit afër monumentit NEWBORN.

Një intervenim të tillë e kanë bërë kolektiviti artistik “Haveit” në përbërje të Hana dhe Vesa Qenës dhe Alketa e Lola Sylaj të njohura për intervenimet artistikë në hapësirat publike.

Ato kanë publikuar tri fotografi në faqen e tyre në Facebook teksa kanë vënë edhe një shënim.

“Një shenjë në prag të derën për me u zgju me kujtimin e tyre e mos me mujt me flejt deri sa të zdritë drejtësia”, kanë shkruar “Haveit” në fotografitë e shpërndara.

Intervenimi i kolektivit artistik “Haveit” është inspiruar nga filmi “Three Billboards outside Ebbing, Missouri”, që flet për një grua e cila është në kërkim të dhunuesit dhe vrasësit të vajzës së saj në një qyetezë të vogël amerikane. Filmi që flet për dhunën ndaj grave ishte dhe vazhdon të jetë një nga filmat më të komentuar që flet për dhunën ndaj grave dhe drejtësisë së munguar për dhunuesit dhe vrasësit e tyre, duke marrë nominime dhe cmime në “Oscars”.

Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë vetëm dy nga shumë gratë në Kosovë, viktima të dhunës së burrave dhe shtetit të paaaftë dhe të pagatshëm për të siguruar mbrojtje dhe vënë drejtësinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat