Thaçi flet për pasurinë “modeste” të familjes së tij

Aktuale

Thaçi flet për pasurinë “modeste” të familjes së tij

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këtë ditë kur po shënohet 8 marsi, Dita e Gruas, ka bërë të ditur se prindërit e tij kanë ndarë pronën e familjes edhe bijave, njësoj sikur vëllezërve.

Thaçi me këtë rast është shprehur i lumtur dhe mirënjohës përjetë prindërve të tij, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i tij:

Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat