Reshitaj: Përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël

Aktuale

Reshitaj: Përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:10
Albena Reshitaj

Ministria e Ambientit dhe e Planifikimit Hapësinor sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me gratë kësaj ministrie organizoi tryezë diskutimi “Krijimi i Mundësive të Barabarta”.

Ministrja Albena Reshitaj tha se përfaqësimi i grave në vendimmarrje ende mbetet i vogël. Sipas saj, MMPH ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet dhe gatishmëri për punë, dhe se do t’u jepet hapësirë dhe mundësi, sepse beson në kapacitetet e tyre.

Reshitaj: Përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël

“Ndonëse ka përparime të dukshme, përfaqësimi i gruas në pozita vendimmarrëse mbetet ende i vogël, por kjo nuk duhet të jetë pengesë që ne të mos angazhohemi që të kemi vendin dhe trajtimin e merituar në shoqëri. Historikisht gratë shqiptare kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërim në edukimin e brezave të rinj. Ky edukim dhe vetëdijesim është imediat edhe sot në ndërgjegjësimin e shoqërisë”, ka thënë Reshitaj.

Ministrja Reshitaj ka kërkuar prej grave që  të ngrisin zërin ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet në Ministrinë e Ambientit dhe në institucionet tjera, sepse sipas saj, garat kanë pasur sfida dhe mund më të madh si shoqëri.

Ajo shtoi se nuk ka zhvillim ekonomik të mirëfilltë në vend, nëse nuk kanë hapësirë gratë në vendim marrje, dhe për këtë janë këtu që t’iu tregojnë edhe gjinisë së kundërt, se grat janë të fuqishme.

Rashitaj: MMPH ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet dhe gatishmëri për punë

“Rol shumë të rëndësishëm në hartimin e politikave dhe strategjive mjedisore në ministrinë që unë drejtoj ka edhe inkuadrim të mekanizmave që merren me barazinë e gjinore dhe ngritjen e nivelit të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. MMPH ka shumë gra profesioniste që kanë vullnet, përvojë dhe gatishmëri për punë, ne do t’u japim hapësirën dhe mundësinë, sepse unë besoj në kapacitetet e tyre intelektuale ne profesionale”, ka thënë ministrja e MMPH-së.

Ajo ka thënë se si Ministri janë në proces të hartimit dhe miratimit të Rregullores së re për sistematizimin e vendeve të punës dhe konform dispozitave ligjore do të punoj në ngritjen e nivelit të barazisë gjinore në MMPH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat