Pacolli: Kosova në agjendë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it - Bota Sot
Pacolli: Kosova në agjendë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it

Aktuale

E shtunë, 23 qershor 2018

Pacolli: Kosova në agjendë për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:51
Behxhet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova tanimë është në agjendë për t’u pranuar në INTERPOL. Edhe pse kryeministri Ramush Haradinaj, me të marrë mandatin, kishte vendosur që Kosova të heq përkohësisht kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë, Pacolli thotë se tani janë pjekur kushtet dhe se Kosova s’ka qenë asnjëherë më afër që të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Zv. kryeministri Pacolli, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, pohon se Kosova ka lëvizur para në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Në një bisedë, Pacolli ka thënë se Kosova veçse është pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e kësaj organzate.

Kryeminisitri Haradinaj kishte çuditur e ishte kritikuar jo pak kur kishte vendosur që të tërhiqte kërkesën për anëtarësim në Interpol, para gjashtë muajve. Megjithatë, nga atëherë, Pacolli thotë se është bërë punë në anëtarësisimin e Kosoës.

“Kosova në agjendë për tu pranuar ne Interpol. Kjo është shenja e parë se Kosova do të anëtarësohet ne Interpol, për çka ne kemi punuar shumë”, ka thënë ai.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, kishte vendosur që të shtynte aplikimin për anëtarësim në Interpol, me arsyetimin se Kosovës do t’i mungonin votat nga disa shtete dhe se nuk dëshironte të përsëritej e njëjta histori si me anëtarësimin në UNESCO.

Ishte raportuar se një gjë të tillë kishte ndodhur pasi aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, i kishin kërkuar Haradinajt të mos aplikonte sepse Kosova nuk e  kishte përkrahje e nevojitur dhe se nuk do të siguronte votat pro anëtarësimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test