Zeka: Do të doja që koleget deputete të debatojnë se si ato i rrahin burrat e tyre

Aktuale

Zeka: Do të doja që koleget deputete të debatojnë se si ato i rrahin burrat e tyre

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:07
Milaim Zeka me bashkëshorten

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, në seancën ku po diskutohet për dhunën në familje dhe për të drejtat e grave, ka thënë se shoqëria kosovare është fajtore për mentalitetin e krijuar dhe për diskriminimin ndaj gruas.

Zeka ka thënë se familjet e Kosovës gëzohen vetëm kur iu lind djalë.

“Familjet tona gëzohen vetëm kur ju lind djali. Fakti që neve organizojmë syneti për djalin dhe shpenzojmë shuma marramendëse për djalin, është diskriminim për vajzën”, ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë që në Kuvend do të duhej të flitet edhe se si gratë i rrahin burrat.

“ Do të dëshiroja që koleget tona deputete me fole se si ato i rrahin burrat e tyre, dhe si në i rrahim gratë. Administrata e Kuvendit janë kategoria e femrave më të diskriminuara në Kuvend”, ka thënë deputeti Zeka.

Ai ka thënë se edhe në institucionin e Kuvendit ka diskriminim të gruas.

“Nga 12 drejtori , e kemi vetëm një apo dy femra drejtoresha. Ne jemi diskriminuesit më të mëdhenj”

Sa i përket temës së trashëgimit të pasurisë, Zeka ka thënë se ai është i vetmi djalë në familje dhe se shtëpinë e tij ja ka lënë njërës prej 5 motrave, e cila nuk kishte shtëpi.

“Unë personalisht i kam pesë motra dhe jam dalë hasreti, dhe shpinë që ma kanë lanë familja, ia kam falë motrës së tretë që s’ka pas shpi”, ka përfunduar Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat