Nol Nushi: Në Vetëvendosje është ngulfatur demokracia - Bota Sot
Nol Nushi: Në Vetëvendosje është ngulfatur demokracia

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Nol Nushi: Në Vetëvendosje është ngulfatur demokracia

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:25
Nol Nushi

Ish aktivisti i Vetëvendosjes dhe Asambleist në komunën e Prishtinës, ka komentuar sot dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje.

Sipas Nushit kjo dorëheqje e Shpend Ahmetit ishte ndër tërheqjet me më së paku akuza, por përsëri, sipas tij reagimi nga Vetëvendosje ka lënë të kuptohet se aktivistët nuk kanë të drejtë të dalin nga kjo parti, raporton lajmi.net.

Tërheqja e Shpendit ka qenë me më sa paku akuza, ka qenë e butë si dorëheqje, minimalisht duhet t’i njihet kjo e drejtë, komunikata e VV-së tingëllojke që ti s’mundesh me dalë prej vetëvendosjes” tha Nushi.

Nushi shtoi që linçimet që i bëheshin Shpend Ahmetit se i përkiste një grup ose tjetrit nuk ishin të drejta pasi që sipas tij Ahmeti nuk i përkiste asnjërit grup.

“Shpendi ka qenë neutral dhe nuk ka përkitur në asnjë grup, madje edhe kryesia e VV-së e ka caktuar si ndërmjetës atë” tha Nushi

Nushi shtoi se arsyeja e tërheqjes së tij dhe aktivistëve të tjerë sipas tij është ngulfatja e Demokracisë dhe metodat e funksionimit, metoda të cilat ai thotë që nuk mund të kesh sukses.

“Njëra prej arsyeve pse kemi dalë është ngulfatja e demokracisë dhe metodat e funksionimit, ato metoda veq po thellohen dhe me të tilla mënyra nuk mund të kesh sukses, është problem të përballesh me kryetarin i cili është iniciator kryesor i kësaj metode të brendshme organizative, është mirë që po ndahemi për ide të ndryshme, sepse kjo e bën ndarjen më të lehtë, shpresoj të bëhet një debat ma racional” përfundoi Nushi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test