Ministri Reçica thotë se do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona dhe nënat e papunësuara - Bota Sot
Ministri Reçica thotë se do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona dhe nënat e papunësuara

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Ministri Reçica thotë se do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona dhe nënat e papunësuara

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:18
Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë sot se politika për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas dhe përkushtimi për punësimin e tyre janë objektivat e tij dhe dikasterit që ai drejton.

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, sot, ku u diskutua për dhunën në familje, ministri gjithashtu përmendi caktimin e pensionit prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë si përpjekje e Qeverisë që sado pak të rrisë mirëqenien e tyre.

Gjatë seancës, që përkoi me 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Reçica përmendi hartimin e Ligjit të ri të punës duke thënë se një nga ndryshimet që do të përfshihen në ligj, do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona në Kosovë, madje, për herë të parë, do të ofrohet trajtim meritor edhe i nënave të papunësuara.

“Nataliteti nuk do të jetë më brengë e jonë për mungesë buxheti”, tha Reçica.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test