A do të kandidojë një grua për kryetare të PDK-së? - Bota Sot
A do të kandidojë një grua për kryetare të PDK-së?

Aktuale

E hënë, 18 qershor 2018

A do të kandidojë një grua për kryetare të PDK-së?

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:33
Blerta Deliu

Partia Demokratike e Kosovës në kuadër të Ditës së Gruas është mbledhur për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit si dhe për sfidat që i kanë gratë në Kosovë.

“Do të diskutohet gjithsesi për sfidat që i kanë gratë në përgjithësi në Kosovë”, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Kryetari Veseli do të ketë një fjali në këtë takim dhe do të shpaloset platforma e re për gruan e Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Sot do të diskutojmë lidhur me sfidat dhe kërkesat që i kanë gratë nëpër të gjitha komunat e Kosovës”.

Ajo njoftoi se Partia Demokratike tashmë i ka shpallur zgjedhet për të rinjtë, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me gruan e PDK-së.

Ndërkaq, në pyetjen se a do të kandidojë ndonjë grua për kryetare të Partisë Demokratike të Kosovës, Deliu nuk dha një përgjigje konkrete.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test