Shpend Ahmeti ia merr anën Albin Kurtit në Kuvendin komunal - Bota Sot
Shpend Ahmeti ia merr anën Albin Kurtit në Kuvendin komunal

Aktuale

E hënë, 18 qershor 2018

Shpend Ahmeti ia merr anën Albin Kurtit në Kuvendin komunal

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:29
Kuvendi komunal

Shpend Ahmeti dha dorëheqje dje nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, Ahmeti nuk e ka punën “pick” në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ani pse 16 asamblistë vinë nga kjo parti. Tashmë vetëm 5 nga ta janë deklaruar fuqishëm se janë të pa lëkundur nga LVV-ja. Pjesa tjetër janë deklaruar në mbështetje të kryetarit Ahmetit, e një pakicë kanë vendosur të heshtin.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se pas dorëheqjes së kryetarit të Prishtinës, nga radhët e Vetëvendosjes, kjo parti do të jetë në opozitë.

Sipas VV-së, kjo është e padrejtë ndaj votuesve që kanë mbështetur Vetëvendosjen në garën për kryeqytetin.

“Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për katër vjet. Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes, pas dorëheqës së Ahmetit.

Kuvendni i Komunës së Prishtinës ka gjithsejtë 51 Asamblistë. Për të marrë vendime nevojitën 26 vota, të cilat aktualisht mund ti ketë Ahmeti. Në bashkëqeverisje, Ahmeti është në koalicion me AAK-AKR e LB-në.

20 asamblistë janë në opozitë nga PDK e LDK. E vetme, Vetëvendosje ka 16 asamblist, pese nga ta  janë radhitur fuqishëm pas VV-së. 31 asamblistë janë nga AAK, AKR, LVV, një mbështes i Ahmetit nga NISMA dhe një nga Alternativa, si dhe kryesuesi i Asamblesë, Afrim Kuleta i Lëvizjes për Bashkim.

Eman Rrahmani, Vjosa Hamiti Krasniqi, Egzon Azemi, Besnik Mujeci, Leonora Shabani Bajraktari, janë këshilltarët komunal që kanë ofruar mbështetje të fuqishme për VV-së, menjëherë pas dorëheqje së Ahmetit, ndërsa, disa nuk janë deklaruar e disa janë deklaruar në mbështetje të Ahmetit.

Një ndër asamblistët e VV-së, Egzon Azemi ka paralajmëruar opozitë në Kuvend. Ai e ka kritikuar vendimin e Ahmetit për largim nga VV-ja. Më poshtë mund të shihni postimin e tij, si dhe të katër asamblistëve tjerë të VV-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test