Tahiri: Traditat po na bien ndesh me normat e dinjitetshme për gratë - Bota Sot
Tahiri: Traditat po na bien ndesh me normat e dinjitetshme për gratë

Aktuale

E shtunë, 23 qershor 2018

Tahiri: Traditat po na bien ndesh me normat e dinjitetshme për gratë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:39
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri foli lidhur me problemin e mosrespektimit të të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi.

AI tha se përqindja e grave që posedojnë pronë në Kosovë është në trend në rritje por që sipas tij ende është një shifër tejet e vogël.

“Deri në vitin 2015 vetëm 18 përqind të grave kanë pasë pronë në emër të tyre dhe prej kësaj vetëm 3.8 përqind janë që kanë trashëguar pronë. Deri në  vitin 2017 numri ka shkuar në 20 për qind dhe prej këtyre dhe janë 7.8 përqind që kanë trashëguar. Vërtetë ndoshta pak edhe traditat tona kulturore bien ndesh me normat e kohës së sotit të cilat e trajtojnë gruan me dinjitet”, tha Tahiri.

Ai përmendi disa projektligje të sponzoruara nga Ministria që ai e udhëheq që sipas tij do të fuqizojnë të drejtat e grave në pronë.

“Në vitin 2005 Kosova ka miratuar Ligjin për Trashëgimi. Unë po konsideroj që projektligjet i adresojnë të gjitha të metat të Ligjit për Trashëgimi. Nuk po them që ligji ekzistues është diskriminues por ka shumë boshllëqe mbi të cilat shumë keqpërdorues i kanë shfrytëzuar këto boshllëqe dhe i kanë privuar në masë të madhe gratë pas divorceve që të gëzojnë të drejtën e tyre në trashëgimi”, tha Tahiri./kallxo.com/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test