Deklarata e Çollakut për njohjen e Rumanisë bën jehonë në Beograd

Aktuale

Deklarata e Çollakut për njohjen e Rumanisë bën jehonë në Beograd

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:26
Bekim Çollaku

Deklarata e sotme e Bekim Çollakut, shef i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Rumania fillimisht duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të këte kredibilitet për të ndihmuar për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë jehonë në mediat beogradase.

Agjencia e lajmeve serbe shkruan se Çollaku e ka përshëndetur nismën e presidentit rumun Klaus Iohannis, i cili ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që në fillim të vitit 2019 të marrë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëkëtë, Çollaku ka thënë se ndërmjetësues në dialogun mes dy shteteve është Bashkimi Evropian dhe se Kosova nuk po kërkon ndërmjetësues të tjerë.

“Bashkimi Evropian është dhe mbetet ndërmjetësuesi zyrtar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës për këtë dhe nuk kërkojmë zëvendësim për rolin vendimtar të BE-së në ndërmjetësimin në këtë process”, media citon deklaratën e Çollakut për mediat në Kosovë.

Deklaratën e Çollakut e kanë cituar edhe medie të tjera të njohura serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat