Kryeziu: Simbolet e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë dallimet e grupit të Ahmetit nga VV - Bota Sot
Kryeziu: Simbolet e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë dallimet e grupit të Ahmetit nga VV

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kryeziu: Simbolet e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë dallimet e grupit të Ahmetit nga VV

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:28
Ismet Kryeziu

Analisti politik, Ismet Kryeziu, ka duke komentuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, ka thënë se ka disa vjet që skena politike vendore është e paorientuar.

Ai ka thënë se janë dy çështje aktuale që do të shërbejnë që ajo të orientohet.

“Dorëheqja e Shpend Ahmetit dhe rasti i Isa Mustafës do të shërbejë për këtë orientim. Shpendi nuk e ka pasë të qartë orientimin e tij. Nga letra e tij nuk ka ndonjë mesazh se do të jetë i rreshtuar politikisht. Mungesa e Isa Mustafës për shkaqe shëndetësore do ta përcaktojë trendin e zhvillimeve në LDK, dhe përfundimi i garës për ta zëvendësuar atë këtë vit do të jetë i nevojshëm”.

“Grupi i cili i udhëhequr qoftë nga Shpendi qoftë nga Molliqaj nuk do të lëvizë nga konceptet e LVV dhe afrimi me LDK-në do ta rrezikonte dhe do të bënte grup të shuar. Ai grup do të jetë më i kujdesshëm në kalkulimet politike për ta zëvendësuar VV”.

“Sa do të arrihet të zëvendësohet Albin Kurti nga Shpend Ahmeti, i mbetet elektoratit. Si grup ata do ta ndjekin rrugën e VV – me dy dallime duke njohur shtetin, simbolet dhe duke mënjanuar bashkimin me Shqipërinë. Nëse grupi i ri nuk e voton demarkacionin nuk do të dallonin nga VV. Votimi i demarkacionit do të ishte shkëputje nga koncepti ideologjik i VV-së”.

“Grupi që ka dalë nga VV që është në parlament ende nuk kemi parë përveç debateve të kota, ende nuk kemi parë një orientim konceptual dhe pse është ndarë nga VV dhe mënyrës së si ata do t’u qasen temave të mëdha”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu thotë se zhvillimet e fundit politike edhe në Vetëvendosje i shërbejnë qeverisë Haradinaj për komoditet ani pse nuk ka në përbërje shumë numra.

Më tej ai thotë se Lista Serbe e ka në dorë shumë fatin e qeverisë.

“Lista Serbe është një ndër protagonistët e shkuarjes së zgjedhje ose jo. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një problem, sipas kërkesave të Listës Serbe dhe marrëveshjes së arritur në Bruksel. Lista Serbe mund të dalë shumë lehtë nga kjo qeveri, nëse partitë në pozitë nuk e sigurojnë për ASK-në”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test