Nesër fjala përfundimtare për vrasjen e Aulon Zekës - Bota Sot
Nesër fjala përfundimtare për vrasjen e Aulon Zekës

Aktuale

E hënë, 18 qershor 2018

Nesër fjala përfundimtare për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:31
Ilustrim

Gati 6 muaj pas vrasjes së nxënësit Aulon Zeka, mbrojtja e tre të miturve që po gjykohen lidhur me këtë rast dhe prokuroria do të thonë fjalët e tyre përfundimtare.

Në seancën që do të fillojë nesër nga ora 9:30 e mëngjesit në Gjykatën Themelore të Prishtinës është e paraparë të thuhet fjala përfundimtare e palëve.

Lajmin për mbajtjen e seancës e konfirmoi avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa.

“Nëse nuk ka ndonjë propozim të ri nga palët e që nuk përjashtohet kjo, nesër pritet të jetë fjala përfundimtare e palëve në procedurë”, tha Musa.

Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me këtë vrasje ishin arrestuar dy të mitur.

Gjykimi ndaj këtyre të miturve është i mbyllur për publikun, ndërsa gjatë kohës së mbajtjes së gjykimit disa herë është protestuar para Pallatit të Drejtësisë nga shokët e të ndjerit/Kallxo/.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test