Nëna e Diana Kastratit bën një shkrim prekës, pas vendosjes së pllakatit me emrin e saj

Aktuale

Nëna e Diana Kastratit bën një shkrim prekës, pas vendosjes së pllakatit me emrin e saj

Nga: A.M. Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:40
Billdordi me emrin e Diana Kastratit

Ndërsa, sot gjatë ditës në Prishtinë janë vendosur disa billbord nga grupit artistik “Haveit” me emrat e viktimave të dhunës, ndër to edhe të Diana Kastratit.

Lidhur më këtë, në mbrëmje ka reaguar Makfire Kastrati, nëna e Dianës e cila ishte vrarë disa vite më parë nga ish burri në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Nuk e kisha besu qe mund ta kaloj fotografine me emrin tend ne qytet e mos te ve re.

Kur ishe e vogel enderroja se si do te dukesh e madhe, kur rregulloja flokt tua te bukura e te gjata, mendoja qka do te behesh kur te rritesh.

Kur te veja ne gjume, lutesha tek Zoti te kujdeset per ty, te fal fatin e mire.

Mua, nones Diane, sot me ndodhi te kaloj tek fotoja jote ne qytet, qe kishin vendos vajzat e qytetit per kampanjen “EDHE SA THIRRJE TE HUMBURA” me emrin tend DIANA KASTRATI dhe mos ta vej re.

Nona kame enderruar gjerat me te bukura per ty, e nona mbet pa ty ne moshen tende me te mire. Ti doje te ishe e famshme, po ndryshe. Ti besoje qe emri yt eshte i madh, e emri yt u be sinonim i dhunes ne familje, i mentalitetit tone te poshter, i vrasjes se gruas.

Diana, ti bashk me Zejnepen e gra tjera, ju morre jeta nga ata qe ju dhate femijet, nga ata qe ish dashur te ju duan.

Qika jeme, Diana, emrin tend nuk po e lejojn te harrohet qikat e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat