Qeveria ndan 500 mijë euro për vitin e Skënderbeut

Aktuale

Qeveria ndan 500 mijë euro për vitin e Skënderbeut

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:28
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Megjithëse kërkesa e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ishte që të ndahen mjete në vlerë prej 943 mijë euro, për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë vetëm 500 mijë euro për këtë aktivitet.

Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për 943 mijë euro, po bëhet pasi që janë një numër i madh i aktiviteteve dhe se 250 mijë nga to do të shkojnë në restaurimin e Kishës së Skënderbeut në Prizren.

Haradinaj: T’i ndajmë 943 mijë euro për vitin e Skënderbeut

 “Në këtë mbledhje të Qeverisë, propozoj të ndahen mjete financiare, në shumë prej 943 mijë euro, për shënimin e 550 vjetorit, të vdekjes së Skënderbeut, shpallur si viti gjithëkombëtar i Skënderbeut. Nga shuma e lartë cekur 250 mijë euro,  do të destinohen për restaurimin e Kishës së Skënderbeut në Prizren. Mjetet e lartë cekura propozohen të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervës dhe të transferohen në MKRS”, tha ai.

Por me kërkesën e kryeministrit nuk ishte dakord ministri i Financave Bedri Hamza. Hamza tha se duhet të kenë kujdes me kërkesa të tilla, pasi që rezervat janë duke shkuar kah fundi. Ndërsa theksoi se shuma për të cilën ata kanë planifikuar të ndajnë janë jo më shumë se 500 mijë euro.  

Hamza: Duhet të kemi kujdes, rezervat janë duke shkuar nga fundi

“Çdo njeri prej neve, që ka nevojë për përkrahje prej rezervës së Qeverisë, të respektohet ligji i buxheti, që përcakton qartë procedurën dhe rregullat e kërkimit të fondeve prej rezervës së parashikuar. Dhe e e treta dhe e fundit, duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme, pasi që gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi. Prandaj unë do ta përkrah këtë kërkesë deri në nivel të caktuar të shumës së saj në nivel të caktuar. Ne si MF kemi nevojë fillimisht ta shikojmë dhe sa është gjendja e rezervës dhe deri ku kemi mundësi me përkrah këtë kërkesë. Por bile deri në 500 mije euro ne kemi ardhur të përgatitur me përkrah këtë kërkesë...Propozimi i MF është që të ndahen 500 mijë euro. 250 mijë euro për destinacionin të cilin e përmendet dhe 250 mijë euro për zhvillimin e aktiviteteve tjera dhe kur të arsyetohen këto 250 mijë atëherë MF është këtu për me marrë kërkesa mbi shumën prej 500 mijë euro ”, tha ai.

E kryeministri tha se e respekton vlerësimin e ministrit Hamza.

Haradinaj: E respektojmë vlerësimin e ministrit Hamza

“Nga shuma e lartcekur pra 500 mijë euro, 250 mijë euro do të destinohen për restaurimin e  Kishës së Skënderbeut në Prizren. Mos të përsëris argumentimin e plotë të temave tjera. E respektojmë vlerësimin e ministrit, se në etapën e tashme të kemi këtë vendim. Nëse eventualisht në etapat tjera të kalimit nëpër ngjarje edhe nëpër aktivitete kërkohet një kosto e re, jemi për me marrë në shqyrtim”, tha ai.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur po ashtu ka miratuar dhe  draft konceptin e dokumentin për pagat që realizohen nga buxheti i republikës së Kosovës.

E kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kjo është një ngjarje e madhe

Haradinaj: Është një ngjarje e madhe

“Tani kjo është një ngjarje vërtetë e madhe. Është kohë e gjatë që është prit të vjen në diskutim, draft koncepti i dokumentit për pagat.  Është interesim i madh i të gjithë kategorive, që janë me pagë nga buxheti i Kosovës. Kemi paralajmërime për greva, si rasti i atyre të arsimit, e të tjerë dhe vërejtjet që na kanë dhënë të gjithë sektorët.  Ky është një lajm i mire për të gjithë,  se institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht obligimin që kane ndaj kësaj teme”, tha Haradinaj.

E ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se ky koncept dokument,  siguron një sistem të drejtë dhe transparent të pagave në Kosovë. Yagcilar tha se MAPL synon të bëjë një rregullim unik të gjitha pagave, përmes krijimit të një kornize ligjore, pasi që sistemi aktual i pagave, nuk siguron pagë të barabartë për punë të barabartë, për të gjithë sektorin publik. Ndërsa tha se pagat aktuale nuk bazohen në parimin paga e njëjtën,  për punën e njëjtë.

Yagcilar: Ky dokument siguron sistem të drejtë dhe transparent të pagave

“Për caktimin e  pagës bazë  do të shërbejë parimi i pagës së njëjtë për punën e njëjtë, i cili do të bëhet përmes një kornize logjike dhe lineare të përcaktuar paraprakisht në të cilën duhet të vendosur funksionet dhe pozitat tipike në sektorin publik, që paguhen nga buxheti i shtetit. Raporti në mes pagës më të ultë dhe asaj më të lartë, do të jetë prej 1 deri në 11 ose 12. Koeficienti do ta ketë vlerën e cila përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit, i cili do të propozohet nga Qeveria dhe rritja e pagës do të bëhet sipas GDP-së. Në këtë rast nëse ka rritje të GDP-së rritet dhe vlera e koeficientit sipas përqindjes. Rritja do të bëhet dhe sipas elementeve personale, ku përfshihet rritja në mënyrë lineare, sipas viteve të kaluara të punës, si përvoja e punës dhe rritja e pagës sipas rezultateve të punës, përformancës. Rritja sipas përvojës së punës të kaluar në punë, për çdo vit pë rvojë do të jetë një shtesë në pagën bazë në lartësi prej 0.5 për qind. Ndërsa sipas rezultateve të punës ose performansës, për performansë më të mirë do të jepen bonus në fund të vitit. Shtesat në pagë në ligj përkufizohen si rregulla të pagës bazë“, tha ai.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj kërkoi të sqarohet se si do të rregullohet çështja e pagës në raport me kualifikimet. 

Hoxhaj: Si rregullohet paga në raport me kualifikimet

“Dua ta shtroj vetëm një pyetje. Nuk e dëgjova në prezantimin tuaj se si do të  rregullohet raporti i pagës me kualifikimin e dikujt, meqë të gjithë janë pjesë e administratës shtetërore por kanë dallime në shërbimet që ofrojnë. Psh mësimdhënësit a paguhen në bazë të një kualifikimi që kanë. Ata që e kanë gradën e shkollës së lartë. Ata që e kanë gradën e universitare, që kanë master . Që kanë doktoraturë. Ky sistem ka qenë i rregulluar më herët. Por çka nënkupton në Ligjin e ri të Pagave a merret parasysh”, tha Hoxhaj.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se është një nga reformat me të rëndësishme, dhe se do të ketë një kosto buxhetore në shumën mbi 62 milionë euro.

Hamza:  Do të ketë kosto shtesë, mbi 62 milionë euro

“Është një prej reformave më të rëndësishme dhe pjesë kontraktuale e raporteve me BE në.  Është një reformë që është diskutuar gjatë dhe uroj që kjo të përfundohet. Sa i përket ndikimit buxhetor, MF vlerëson se nga aspekti i ndikimit buxhetor, ky koncept dokument  për hartimin e ligjit për pagat do të ketë  kosto shtesë buxhetore për buxhetin e Kosovës në shumë  prej 62 milion e 297 mijë e 685 për periudhën 2018-2020 për kategorinë  paga dhe meditje. Mirëpo kjo shumë gjatë draftimit të ligjit, mund të shkojë dhe mbi këtë nivel”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 75 mijë  për Doganën e Kosovës, për  aplikimin e banderolave për miellin. Qeveria ndër të tjera ka miratuar dhe draftin e strategjisë shtetërore kundër terrorizmit dhe plani i veprimit 2018 2023, Propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit legjislativ për vitin 2018 të qeverisë së Kosovës dhe kornizën e treguesve të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë./

Qeveria ndan 500 mijë euro për vitin e Skënderbeut 

Në mbledhjen e sotme qeveria ndau 500 mijë euro për aktivitetet e “Vitit të Skënderbeut” në 550 vjetorin e vdekjes së tij.

Qeveria ndau sot 500 mijë euro për aktivitetet që do të shënojnë Vitin e Skënderbeut në kohën kur po bëhen 550 vjet nga vdekja e tij.

Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi ndarjen e 943 mijë eurove.

“Një numër i aktiviteteve të parapara ndër shqiptare megjithatë propozoj që të ndahen 943 mijë euro prej të cilave 250 mijë do të përdoren për restaurimin e kishës në Prizren”, tha Haradinaj.

Por ministri Bedri Hamza tha se paratë nga rezervat e shtetit po shkojnë drejt fundit dhe u bëri thirrje pjesëtarëve të kabinetit qeveritar që me kohë kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Ai kërkoi pastaj që të ndahen vetëm 500 mijë euro për “Vitin e Skënderbeut”.

“Deri në 500 mijë euro ne kemi ardhë me përkrah. Propozimi i Ministrisë së Financave është që të ndahen 500 mijë euro 250 mijë për restaurim të kishës e 250 mijë për zhvillimet e tjera. Pra totali 500 mijë”, tha Hamza.

Pastaj kabineti qeveritar miratoi propozimin e Hamzës.

Mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kjo bmledhje nis në orën 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat