Kryetari i Malishevës shkon për ngushëllime te familja e dy vëllezërve të vrarë

Aktuale

Kryetari i Malishevës shkon për ngushëllime te familja e dy vëllezërve të vrarë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:17
Ragip Begaj

Dy vëllezër të fshatit Plloçicë të Malishevës kanë vdekur mbrëmë pas mesnate pas një gjuajtje me armë që u bë në drejtim të tyre.

Shani Maloku, 44 vjeç dhe Bahri Maloku, 33 vjeç janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur nga plagët e marra.

Në shtëpinë e vëllezërve në Plloçicë ka shkuar për të shprehur ngushëllime edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.

Kujtojmë se Shaniu ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Deri më tani, raportohet se dy persona janë arrestuar për vrasjen në fjalë, të cilët kishin hyr për të vjedhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat