Sherifi: S’ka seancë deri të sigurohen votat për demarkacion

Aktuale

Sherifi: S’ka seancë deri të sigurohen votat për demarkacion

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:18
Bilall Sherifi

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi, ka theksuar sot se nuk do të ketë seancë për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi derisa të jenë të sigurt se do të jenë votat për ta ratifikuar atë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë me grupet Parlamentare, tha se sot është diskutuar vetëm rreth seancave të papërfunduara.

“Për demarkacion nuk është fol, ju e dini tashmë nuk është e fshehur se mungojnë dy tri vota.  Ato si duket nuk janë siguruar ende dhe nëse ato nuk sigurohen nuk do të ketë seancë dhe nuk do të thirret nëse nuk ka gatishmëri”, tha Sherifi pas mbledhjes së Kryesisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat