Liburn Aliu tregon se a do të bëjë koalicion VV-ja me Shpend Ahmetin

Aktuale

Liburn Aliu tregon se a do të bëjë koalicion VV-ja me Shpend Ahmetin

Nga: A.M. Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:46
Liburn Aliu

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Kështu ka shkruar në Facebook, deputeti Liburn Aliu, më tutje ka thënë se Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin dhe drejtorët nga radhët e VV-së të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës.

Postimi i plotë:

“Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes. Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës. Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat